Vlora Hyseni i drejtohet Apelit, kundërshton masën e arrestit në shtëpi

Më datë:

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke iu drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Burimet bëjnë me dije se kërkesa kundër masës së sigurisë është depozituar sot nga avokati i Hysenit.

Hyseni kërkon në këtë mënyrë ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj saj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sipas burimeve ish-kreu i SHISH ka kërkuar heqje të menjëhershme të masës ‘arrest shtëpie’ sepse sipas avokatit të saj, nuk ekziston asnjë kusht ligjor.

Ish-drejtoresha e SHISH është nën hetim nga SPAK për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Mbështesim punën e SPAK

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

U zunë për bagëtitë, “plas” thika në Maliq, një i plagosur

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan...

SPAK nuk lejon Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Negative ishte përgjigjja e Prokurorisë së Posaçme për kërkesën...

PD kundërshton zgjedhjen e Shabanit si Avokat i Popullit, nis seanca në Kushtetuese

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca plenare për shqyrtimin...