PD kundërshton zgjedhjen e Shabanit si Avokat i Popullit, nis seanca në Kushtetuese

Më datë:

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca plenare për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike kundër zgjedhjes së Endrit Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit.

Deputetët e PD-së e kanë kundërshtuar zgjedhjen e Shabanit, i cili u votua nga Kuvendi me 85 vota pro më 11 dhjetor. Opozita pretendon se procedura e ndjekur për zgjedhjen e tij ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa ka ngritur pretendime edhe për pajtueshmërinë e Shabanit me funksionin e Avokatit të Popullit.

Përplasja mes palëve nisi pasi PD tërhoqi firmat për kandidatët për Avokat të Popullit, përfshirë Endri Shabanin, duke deklaruar se ai nuk kishte më mbështetjen e saj. Pavarësisht kësaj, kandidatura e Shabanit u votua në seancë plenare nga mazhoranca.

Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë argumentet e palëve dhe kërkesën për të vlerësuar kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Endri Shabanit

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Thirrja “Arresto Ballukun”, qytetarët protestojnë para SPAK

Një grup qytetarësh janë mbledhur ditën e sotme para...

Peshqit ngordhin në liqenin e Kasharajt, nis procedimi për administratorin e firmës

Administratori i firmës që po kryen punimet për rehabilitimin...

Trafik kokaine nga Amerika Latine, Apeli i Posaçëm konfirmon dënimet

Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet e shpallura...

Miratohet deklarata për ish-krerët e UÇK-së, Kurti: Hap i parë drejt drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur miratimin e...