Vlerësim për Joshua Magnusson, Nufi thekson forcimin e bashkëpunimit Shqipëri-SHBA

Më datë:

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi i akordoi “Medaljen e Artë të Shërbimit Ushtarak” shefit të Grupit Ushtarak Amerikan në Shqipëri, nënkolonel Joshua A. Magnusson, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në krye të këtij misioni.

Vlerësimi u dha për kontributin e tij në forcimin e partneritetit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe për merita të veçanta në realizimin dhe qëndrueshmërinë e programeve të bashkëpunimit ushtarak.

Gjatë ceremonisë, ministri Nufi nënvizoi rëndësinë e partneritetit strategjik me SHBA-në, duke e cilësuar atë një shtyllë themelore të sigurisë kombëtare të Shqipërisë.

“Partneriteti ynë me SHBA është një gurthemeli i sigurisë sonë kombëtare dhe i qëndrimit tonë kombëtar. Akordojmë Medaljen e Artë për të gjitha shërbimet e tyre ndaj SHBA dhe Shqipërisë. Është shumë e rëndësishme të vlerësohen njerëzit që kanë kontribuar në këtë marrëdhënie, që e kanë forcuar atë dhe kanë bërë të mundur që Forcat tona të Armatosura dhe vendet tona të qëndrojnë më të forta së bashku”, u shpreh Nufi.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se vlerësimi i figurave që kontribuojnë në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-SHBA është një shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe angazhimin në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në kuadër të kësaj ceremonie, ministri Nufi i akordoi gjithashtu Certifikatën e Mirënjohjes rreshterit amerikan Emmanuel Ebhoomhan, i cili shërben si koordinator për operacionet pranë Zyrës së Atasheut Ushtarak të SHBA-së në Shqipëri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rikthehet në GJKKO i akuzuari për vrasjen e Santiago Malkos, nën shoqërim të forcave të sigurisë

I akuzuari për vrasjen e policit Santiago Malko, Ilir...

“SHBA po merr kontrollin e Ngushticës së Hormuzit”, Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara...

Temperatura të larta në Europë, vala e të nxehtit afrikan mbërrin edhe në Shqipëri

Një valë e fortë nxehtësie po prek pjesë të...

Dosja e veçuar nga hetimi ndaj Metës, SPAK kërkon dënime për Xhixhon dhe Kryemadhin

Jo burg, por shërbim prove dhe konfiskim pasurie. Kjo...