Temperatura të larta në Europë, vala e të nxehtit afrikan mbërrin edhe në Shqipëri

Më datë:

Një valë e fortë nxehtësie po prek pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa meteorologët shpjegojnë se shkak kryesor është rikthimi i anticiklonit afrikan, një masë ajrore e nxehtë që vjen nga Afrika e Veriut dhe sjell temperatura ekstreme.

Ky fenomen është bërë gjithnjë e më i shpeshtë vitet e fundit dhe po ndikon edhe në rajonin e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, ku temperaturat e larta, mungesa e reshjeve dhe ajri i nxehtë afrikan kanë krijuar kushte tipike të valëve të të nxehtit.

Anticikloni afrikan lëviz zakonisht nga jugu drejt veriut, duke transportuar masa ajri shumë të ngrohta nga Afrika e Veriut drejt Evropës, shkruan Corriere.

Për shkak të lëvizjes së tij në drejtim të akrepave të orës, zonat që ndodhen përgjatë trajektores së tij preken më shumë nga temperaturat ekstreme.

Sipas ekspertëve, masa e ajrit të nxehtë nis shpesh nga zona si Maroku dhe më pas përhapet drejt veriut, duke prekur fillimisht Spanjën, më pas Italinë qendrore dhe veriore, Francën, Belgjikën dhe Holandën. Megjithatë, ndikimi i tij shtrihet edhe në Mesdhe dhe Ballkan, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Në disa vende të Evropës, efekti i valës së nxehtësisë nuk është i njëjtë. Italia, për shembull, është ndarë në dy zona, me temperatura shumë të larta në veri, ndërsa jugu ka mbetur më afër mesatareve sezonale. Shpjegimi lidhet me rrugën që ndjek masa e ajrit të nxehtë dhe zonat që ndodhen drejtpërdrejt në trajektoren e saj.

Meteorologët theksojnë se rritja e shpeshtësisë dhe kohëzgjatjes së këtyre episodeve lidhet me ndryshimet klimatike. Kombinimi i ajrit të nxehtë afrikan me presionin e lartë atmosferik, rrezatimin e fortë diellor dhe tokën e thatë krijon kushtet ideale për temperatura ekstreme.

Edhe pse aktualisht disa zona preken më shumë se të tjerat, ekspertët paralajmërojnë se vendet e jugut të Evropës dhe Ballkanit mbeten të ekspozuara ndaj episodeve të forta të të nxehtit gjatë verës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI, në cilësinë e zëvendëspresidentit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë...

Bojkot i opozitës në Parlament, deputetët kërkojnë reflektim ndaj kërkesave të qytetarëve

Kemi shpallur mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në...

Alban Dokushi rikthehet në krye të administratës së Bashkisë së Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur...

GJKKO vendos rikthimin e dosjes së Roshit për hetime të mëtejshme

Gjykata e Posaçme ktheu për hetime të mëtejshme të...