Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe

Më datë:

Kaja Kallas i ka dërguar një mesazh të prerë autoriteteve serbe gjatë vizitës së saj në Beograd. Në një postim në rrjetet sociale, Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme në Bashkimin Europian, thotë se dëshiron që të shohë progres në rrugën e Serbisë drejt unionit.

Por për këtë është e rëndësishme që udhëheqësit politikë të zbatojnë reformat e nevojshme dhe të sqarojnë drejtimin strategjik të vendit, teksa vetëm pak ditë më parë kreu i shtetit serb mori pjesë në festimet e Ditës së Fitores në Moskë.

“Ky përparim arrihet më së miri duke rikthyer besimin e qytetarëve dhe duke qëndruar besnik ndaj parimeve demokratike”, tha Kallas në “X”.

Diplomatja europiane e nisi vizitën që të mërkurën në Beograd, ku u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në fokus të diskutimeve ishte edhe dialogu me Prishtinën.

Në një reagim, Vuçiç tha se Serbia është e angazhuar për një dialog konstruktiv nën mbikëqyrjen e Bashkimit Europian, por krijimi i Asociacionit mbetet kusht.

“I kujtova se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk është vetëm një detyrim i dakorduar, por edhe një kusht paraprak për përparim të mëtejshëm në dialogun dhe çdo normalizim të marrëdhënieve,” shkroi Presidenti i Serbisë në rrjetet sociale.

Ndërkohë para nisjes në Kosovë, ku do të zhvillojë po ashtu një vizitë, Kallas në një tjetër reagim tha se “dialogu Prishtinë-Beograd është domosdoshmëri për të ecur përpara”. Sipas saj, koha për t’u “riangazhuar” në këtë proces është tani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...