11.5 C
Tirana

Termeti me magnitutë 6.1 trondit Greqinë

Më datë:

Greqia është zgjuar mëngjesin e kësaj të enjteje nga një tërmet i fortë me magnitutë 6.1 të shkallës Rihter.

Tërmeti u regjistrua pranë zonës së Neapolis në periferi të Lasithit, duke shkaktuar shqetësim të madh në mesin e banorëve të Kretës dhe përtej saj.

Mediat lokale raportojnë se lëkundjet e tërmetit u ndjenë dhe në rajonin e Atikës, përfshirë këtu edhe Athinën.

Banorët janë zgjuar të alarmuar, duke nxitur të dalin nga shtëpitë e tyre për të qenë më të sigurt.

Shumë qytetarë kanë treguar se pas lëkundjeve dëgjuan një gjëmim të fuqishëm, ndërkohë që nga pamjet duken kabllo dhe makina që lëkunden nga tërmeti.  Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për viktima, por për dëme të shumta materiale.

(Pamje nga dëmet e tërmetit në Greqi.)

Në disa foto shihen gurë dhe mbetje nga ndërtesat e dëmtuara. Kurse në disa të tjera duhen produktet e rrëzuara nga raftet e maketeve.

Tërmeti i fuqishëm është shoqëruar me pas goditje,n ku deri më tani janë regjistruar nënë lëkundje të tjera, të cilat variojnë  me magnitutë nga 2.5 deri në 3.5 të shkallës Rihter.

Autoritet janë në gatishmëri në monitorim të plotë, duke këshilluar qytetarët që të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të shmangin zonat që konsiderohen me rrezik potencial.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja...

Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano...

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e hënë...

E rëndë në Vlorë, 4-vjeçari paraqitet pa shenja jete në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme...