15.5 C
Tirana

Vitia: Vaksinat që po përdoren në Kosovë janë të sigurta, nuk pranojmë vaksina ruse e as kineze

Më datë:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë sot dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19.

Pas marrjes së vaksinës, Vitia në një konferencë për media u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen pasi që kjo është rruga e vetme për t’i bërë ballë pandemisë COVID-19.

“Sot jemi këtu jo më për të kërkuar durimin e qytetarëve për sigurimin e vaksinave, por për tu bërë thirrje qytetarëve për tu vaksinuar Kemi siguruar mbi 2 milionë vaksina, dhe kemi siguruar në stok sasi të mjaftueshme të vaksinave”, ka thënë Vitia.

Ministri ka shtuar se shumë shpejt do ta ulim pragun e moshës për qytetarët që të vaksinohen.

“Një vit e gjysmë pas fillimit të pandemisë dhe humbjeve të mëdha, sot nuk jemi në pozitën që të sillemi sikur nuk ka virus dhe nuk duam të vaksinohemi. Vaksinimi është rruga e vetme për të fituar betejën me COVID-19”, tha Vitia.

Ministri ripërsëriti edhe njëherë se Kosova është ndër vendet e rralla që nuk ka pranuar vaksina të pa aprovuara.

“MSH-ja e bënë të qartë se Kosova është nga vendet e rralla të rajonit që nuk ka pranuar vaksina të pa aprovuara nga EMA dhe OBSH për përdorim kundër COVID-19.

Duke qenë se kemi siguruar nga taksat tuaja dhe shtetet mike, këto dy lloje të vaksinave të përdorura në shumë vende të botës ju bëjë thirrje të qaseni ne e-Kosova dhe të aplikoni për marrje të vaksinës.

Kemi dhe do të marrim vetëm vaksina të aprovuara, nuk do të marrim vaksina ruse e as kineze, kjo nuk ka të bëjë fare me politikën, por me kujdesin ndaj qytetarëve.

Sot është koha t’i themi po vaksinës AstraZeneca me të cilën u vaksinova unë sot, dhe vaksinës Pfizer”, ka thënë Vitia.

Ai ka shtuar se të dy llojet e vaksinave që po përdoren në Kosovë janë efikase dhe të sigurta. Vitia ka theksuar se asnjë qytetarë nuk do të mbetet pa u vaksinuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...