12.5 C
Tirana

Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, lihet në burg shoferi

Më datë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë të shtunë, 17 janar, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin A.Xh., i cili ishte drejtuesi i makinës që u aksidentua orët e vona të së enjtes (15 janar).

I riu, dyshohet të ketë konsumuar veprat penale ”Drejtimi i mjetit ne menyre te parregullt” dhe “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”, pasi rezultoi i dehur.

Çështja penale me Nr. 26 Akti, me objekt “Vleftesimin e ligjshem te arrestit dhe caktimin e mases se sigurimit ndaj shtetasit A. Xh. i dyshuar per kryerjen e vepres penale”Drejtimi i mjetit ne menyre te parregullt” te parashikuar nga neni 291 K.Penal dhe “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”,parashikuar nga neni 290/3 K.Penal”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës (Kërkuese), përfaqësuar nga Prokurore Znj. Matilda Fetau.

Kjo çështje është në shqyrtim pranë Gjyqtarit të gatshëm Z. Orgent Nazaj.
Seanca gjyqësore zhvillohet në datë 17.01.2026, ora 10:00.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, për çështjen e sipërcituar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka disponuar me Vendimin Nr. 26, datë 17.01.2026, ku ka vendosur: “Arrest në burg”“.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi rreth orës 22:15, të së enjtes. 26-vjeçari dhe viktima 18-vjeçare, udhëtonin me një makinë BMW, dyshohet me shpejtësi tej normave të lejuara. Ata u përplasën fillimisht me trafikndarësen e më pas makina ra nga ura duke përfunduar në një dyqan lulesh, duke plagosur rojen dhe një tjetër person.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja...

Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano...

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e hënë...

E rëndë në Vlorë, 4-vjeçari paraqitet pa shenja jete në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme...