Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit Zegjine Sollaku, nuk justifikoi 7 mln lekë

Më datë:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Zegjine Sollaku, duke vendosur shkarkimin e saj nga detyra.

Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan pasaktësi në deklarime dhe mungesa burimesh financiare në vlerën totale 7 milionë lekë.

Sipas raportit të Komisionit, bashkëshortët Zegjine dhe Theodhori Sollaku, kanë në pronësi 8 apartamente, te verifikuara nga hetimi administrativ, disa garazhe, si dhe dy makina.

Hetimi administrativ për Zegjine Sollakun u krye nga trupa gjykuese që kryesohet nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun.

Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Gjyqtarja Sollaku mbrohej nga bashkëshorti i saj, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, i cili në cilësinë e avokatit, gjatë seancës dëgjimore, kundërshtoi gjetjen e komisionit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...