Vijon prej 17 ditësh zjarri në Malin e Tomorrit, drejtori i ADZM: Në flakë 300 ha pyll, rreth 30 ha janë shkrumbuar totalisht

Më datë:

Prej 17-ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në Malin e Tomorrit.

Edhe pse duket se zjarri vihet në kotrroll për pak orë, temperaturat e lartë dhe era përhapin shkëndijat e vatrave të mëparëshme dhe zjarri rindizet sërish.

Tashmë vatrat e zjarrit janë riaktivizuar në një terren të thyer shkëmbor në lartësinë mbi 1800 metër, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen me forca njerëzore për shuarjen e tij dhe e vetmja mënyrë ndërhyrjeje është me helikpterë nga ajri ose rënia e shiut.

Drejtori i ADZM Berat, Fatos Nako, shprehet se çdo ditë riaktivizohen vatra të shumta dhe zona ku zjarri po riaktizohet është e pamundur për t’u përshkuar në këmbë.

Sipas Nakos, vatrat e zjarrit favorizohen nga era dhe temperaturat e larta, të cilat shpërndajnë shkëndijat.

Nako shprehet se vatrat janë riaktivizuar nga era, pasi drurët janë ende të nxehtë në brendësi dhe rindezen menjëherë.

Nako ka deklaruar se,nga përllogaritjet e deritanishme janë rreth 300 ha të përfshira nga flakët dhe rreth 30 ha me pisha shekullore të shkrumbuara totalisht.

Nako ka deklaruar se pas shuarjes totale të zjarrit në këtë zonë do të mund të përcaktohet përfundimisht dëmi i shkakruar nga zjarri në Malin e Tomorrit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha reagon pas miratimit të raportit të IBAR: “U ekspozuan problemet e regjimit të Ramës”

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian pritet të kalojnë...

Takimi Rama–Takaichi: Japonia dhe Shqipëria synojnë forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri Edi Rama u prit në Tokio, nga homologia...

Gjykata e Prishtinës: Paraburgim njëmujor për zyrtarët e institucioneve serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim...