Vijon kriza politike në Kosovë/ Shtyhet për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit

Më datë:

Përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është shtyrë për ditën e nesërme.

Seanca për vendosjen e institucioneve në vend, do të mbahet pas takimit të krerëve politike të Kosovës. Ky takim do të mbahet ditën e nesërme (28 qershor), ora 16:00, me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”

Seanca e fundit, e mbajtur ditën e mërkurë, dështoi për shkak të mosvotimit të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës.

Gjithë këto përpjekje të dështuara, vijnë për faktin se Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga Albulena Haxhiu për pozicionin e kryeparlamentares. Kjo gjë sakaq, nuk aprovohet nga opozita, pasi e cilësojnë Haxhiun figurë përçarëse.

Kështu, Vetëvendosja po tenton që të ndryshojë mënyrën e votimit, nga i hapur në të mbyllur, me synimin për të siguruar mbështetje më të gjerë për Haxhiun. Kjo gjë sakaq, po kundërshtohet plotësisht nga opozita.

Partitë opozitare nga ana tjetër, e pse nuk pranojnë figurën Haxhiu si kryeparlamentare, as votimin në mënyrë të fshehtë, nuk propozojnë as anëtarë për Komisionin për procedurën.

Sakaq, Kushtetuesja ka dhënë “ultimatumin” e saj, që brenda 30 ditësh, Kuvendi i Kosovës të konstituohet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...