18.5 C
Tirana

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, liderët e partive politike takohen sot me ftesë të Kurtit

Më datë:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thirrur sot në orën 16:00 një takim me krerët e partive parlamentare, në përpjekje për të arritur një konsensus rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ftesa erdhi të premten e 27 Qershorit, një ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, deklaroi Kurti në një postim në rrjete sociale.

Kujtojmë që më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit duhet të përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, duke zgjedhur kryetarin dhe pesë nënkryetarët.

Seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ka nisur më 15 prill, por deri më tani janë zhvilluar 37 seanca pa arritur zgjedhjen e udhëheqjes së Kuvendit.

Zvarritja e konstituimit të Kuvendit ka ardhur si pasojë e mospajtimeve politike, veçanërisht rreth mënyrës së votimit për kryetarin e Kuvendit, nëse duhet të jetë votim i hapur apo i fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare, por ajo nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në disa raunde votimi.

Kjo ka çuar në tensione mes partive dhe në bllokim institucional.

Sot pritej të vazhdohej seanca e 38-të, por ajo u ndërpre pasi partitë politike u pajtuan që ta vazhdojnë atë pas takimit që do të mbahet me Kurtin sot.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohet në Shkodër magazina ku kultivohej kanabis, disa të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që...

Qytetarë dhe aktivistë, protestë në mbrojtje të familjes

Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë...

Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë

https://www.youtube.com/live/7ASMKRHf5-w?si=lhehly81fgA4l1iu&t=1175  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Trump shqyrton kërkesën saudite për avionët luftarakë ”F-35”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po shqyrton...