“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Më datë:

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike. Për herë të parë, turneu do të zhvillohet me 48 skuadra,  104 ndeshje, të shpërndara në 16 qytete dhe tre vendeShtetet e BashkuaraKanadaja dhe Meksika.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka cilësuar këtë si më shumë se një garë sportive, duke e quajtur një ngjarje sociale që do të ndalë botën për ta ndjekur. Vetëm në katër javët e fundit janë regjistruar më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta, ndërsa në dispozicion do të jenë rreth 7 milionë bileta, me stadiumet që pritet të jenë plot dhe festë totale në çdo ndeshje.

Infantino foli edhe për të ardhmen e Botërorit për klube, që sezonin e kaluar u fitua nga Chelsea. Ai konfirmoi se po mendohet për një zgjerim të mundshëm të formatit dhe vendndodhjes së turneut, duke theksuar se pas Botërorit do të merret vendimi për mënyrën më të mirë për të përmirësuar këtë kompeticion.

Një Botëror historik, me pritshmëri të jashtëzakonshme dhe emocione të papara, që këtë verë do të mbajë sytë e të gjithë botës drejt fushave të futbollit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...