11.5 C
Tirana

VIDEO/ Krimi monstruoz në Mallakastër, familja e 16-vjeçarit braktis banesën

Më datë:

Kjo është banesa e 16-vjeçarit Luis Saliaj, që në bashkëpunim me shokët e tij vrau nusen e kushëririt të babait, pasi shkoi në banesën e saj për ta vjedhur.

Gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Ervis Kuçi ka udhëtuar drejt Gjerbës të Mallakastrës, vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa e vrarë mbeti Drita Saliaj. Gazetari pohon se që prej ditës së djeshme, nëna e autorit të krimit, është larguar nga banesa, ndërsa burri i saj ndodhet në burg.

Në pamjet e publikuara nga ‘BW’ shihet se këtë banesë, shumë pranë asaj të viktimës, nuk lëviz askush, ndërsa dera është e mbyllur. Siç deklaruan edhe më herët familjarët e dy familjeve, mes tyre ka pasur mosmarrëveshje.

Aktualisht Luis Saliaj, Sindi Shehaj si dhe Ervis Zotaj ndodhen pas hekurave, pasi akuzohen se torturuan dhe më pas lidhën dhe e hodhën në rezervuan 50-vjeçaren, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

NGJARJA

Mësohet se ngjarja, e cila ndodhi më 5 janar, e ka marrë zanafillën kur tre të rinj, kanë shkuar për të grabitur pranë familjes së gruas, duke menduar se në këtë të fundit nuk kishte njeri.

Pasi kanë hyrë brenda territorit të shtëpisë, të rinjtë janë pikasur nga e zonja e shtëpisë, e cila mund edhe t’i ketë njohur.

Fill pas kësaj, autorët mësohet se e kanë marrë gruan, e kanë lidhur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

Kanë qenë familjarët e saj të cilët dy ditë më vonë sinjalizuan policinë, ndërsa më pas u zbulua edhe ngjarja e rëndë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina merr para turmën në Mynih

28 persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë...

Gjykatësi ‘i hap rrugën’ planit të Trump për reduktimin e punonjësve federalë

Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve...

Flamur Nokën nuk e mbajnë nervat, “turret” drejt Ballës! Ndërpritet seanca

Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte janë shënuar tensione...

Rama: Morëm letër nga BE për çeljen e negociatave për grupkapitullin 3

Shumë shpejt, çelja e grupkapitullit të 3 të negociatave...