Vetingu për Sandër Simonin, KPK merr vendimin për kryetarin e Gjykatës së Posaçme

Më datë:

Është konfirmuar në detyrë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit gjyqtari Sandër Simoni, duke kaluar me sukses të treja shtyllat e rivlerësimit që janë pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

Simoni tashmë mban postin e kreut të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në seancën dëgjimore që u zhvillua tre ditë më parë në KLP, ILDKPI deklaronte se Simoni nuk kishte fshehje të pasurisë, si dhe kishte burime të ligjshme financimi.

Në atë seancë u deklarua vetëm një mospërputhje në mobilimin e shtëpisë por ka bërë deklarim të saktë.

Relatimi i KPK në seancën dëgjimore: Raporti i ILDKP konstaton se ka deklarim të saktë, nuk ka fshehje, nuk ka deklarim të rremë, nuk ka konflikt interesi. Nga hetimi administrativ i thelluar rezulton se: -apartament 160 m2 në Tiranë, vlerë 6.5 mln lekë. Burim, kredi bankare dhe të ardhura nga pagat. Zrpp Tiranë ka konfirmuar pasurinë e mësipërme e blerë në vitin 2003-2004.

Komisioni ngriti dyshime për vlerën e apartamentit dhe i kërkoi shoqërisë kontrata të tjera të së njëjtës periudhë me qëllim krahasimin.

Nga krahasimi me 5 kontrata doli se apartamenti ishte blerë me vlere më të ulët se të tjerët. Shpenzimet për mobilim apartamenti dhe ceremoni martesore në vitin 2007, ka pasur si burim kredi 700 mijë lekë, 800 mijë lekë kursime dhe 400 mijë lekë.

Banka konfirmon kredinë, që tashmë është përfunduar. Banka tjetër konfirmoj tërheqjen 800 mijë lekë. Për shumën 400 mijë lekë, banka konfirmon tërheqjen e shumës.

Shpenzimet e mobilimit rezultojnë të jenë 1.4 mln lekë, kursime dhe dhuratë nga vëllai. Subjekti justifikon në burime të ligjshme shpenzimet për ceremoninë martesore. Duket se ka mospërputhje sa i përket mobilimit.

Subjekti ka pasur mundësi financiare për pasurinë. Në lidhje me konflikt interesi me administratorët e shoqërisë ndërtuese, nuk ka rezultuar asnjë konflikt interesi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...