18.5 C
Tirana

Policia izraelite sulmon xhematin në Mesxhid-i Aksa

Më datë:

Policia izraelite sulmoi xhematin pas namazit të sabahut duke bastisur Mesxhid-i Aksanë e cila ndodhet në Kudsin Lindor nën okupim.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, një numër i madh i palestinezëve falën namazin e sabahut në Mesxhid-i Aksa për të tërhequr vëmendjen ndaj shkeljeve të Izraelit ndaj vendeve të shenjta në Kuds.

Policia izraelite sulmon xhematin në Mesxhid-i Aksa

Pas namazit, palestinezët nën shoqërimin e tekbireve dhe sloganeve marshuan drejt murit të Mesxhid-i Aksa. Pas kësaj një numër i i policëve izraelitë bastisën Mesxhid-i Aksanë duke sulmuar xhematin dhe duke goditur disa prej tyre.

Ndërsa më pas forcat izraelite me forcë nxorrën xhematin i cili ndodhej në Mesxhid-i Aksa.

Në anën tjetër në një deklaratë nga policia izraelite thuhet se “Sot shumë persona të mbledhur në ‘Malin e tempullit’ (emërimi i hebrenjve për Mesxhid-i Aksanë) në Kuds shkaktuan shqetësime dhe brohoritën me slogane kombëtare. Policia shpërndau personat që shkaktuan shqetësimin”.

Mesxhidi Aksa e cila ndodhet në Kudsin Lindor të okupuar nga Izraeli në vitin 1967, ka cilësinë e kiblesë së parë për muslimanët.

Nën kompleksin e Mesxhid-i Aksasë, që përfshin xhaminë Kibla dhe xhaminë Kubbetu Sahra, si dhe muzeumet, medresetë dhe një mur të madh, hebrenjtë kryejnë punime të gërmimeve me pretendimin se nën të “ndodhen mbetjet e varrit të Solomonit”. Ata gjithashtu mbrojnë idenë e tyre se edhe ata kanë të drejtë të luten në Mesxhid-i Aksa.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohet në Shkodër magazina ku kultivohej kanabis, disa të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që...

Qytetarë dhe aktivistë, protestë në mbrojtje të familjes

Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë...

Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë

https://www.youtube.com/live/7ASMKRHf5-w?si=lhehly81fgA4l1iu&t=1175  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Trump shqyrton kërkesën saudite për avionët luftarakë ”F-35”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po shqyrton...