Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim në selinë blu me Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman.

Berisha vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të zyrtarëve të Bundestagut ndaj Partisë Demokratike, si në periudha në opozitë ashtu edhe në qeveri. Ai theksoi se gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe forcimin e bashkëpunimit mes palëve.

Kreu i PD-së gjithashtu bëri me dije se informoi zyrtarin e Bundestagut në lidhje me deformin sipas tij të procesit zgjedhor.

“Zyrtarët e Bundestagut janë miq të shkëlqyer të cilët i kanë dhënë një ndihmë të çmuar në opozitë dhe në qeveri, në kohëra të mira dhe në kohëra të vështira, Partisë Demokratike. Diskutuam gjerësisht për këtë bashkëpunim dhe e njoha mikun e çmuar me të gjitha zhvillimet në Shqipëri. Me shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale nga Edi Rama, në përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e një njeriu”, tha Berisha.

Berisha nënvizoi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian duhet të jetë i bazuar në meritë. Sipas tij, vetëm një proces i tillë i shërben interesave të qytetarëve shqiptarë dhe vetë BE-së.

“Ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin në interesin më të mirë të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, i cili, theksoj edhe një herë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, sepse vetëm një proces i bazuar në meritë është interesi absolut i qytetarëve shqiptarë.

Është interesi absolut më i mirë i qytetarëve të BE. Një Shqipëri, epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, të Evropës dhe të botës, siç cilësohet në disa raporte të Departamentit të Shtetit, është një rrezik real për paqen, sigurinë në Shqipëri, rajon e me gjerë”, tha Berisha.

Berisha theksoi se ekzistojnë të gjitha mundësitë për avancimin e integrimit, por, sipas tij, kjo nuk mund të arrihet nën qeverisjen aktuale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rezoluta e PE: 453 vota pro Shqipërisë, theksohet progresi dhe problemet me korrupsionin

Parlamenti Europian ka miratuar në seancën e sotme rezolutën...

Berisha: Agjencitë e vendeve partnere po godasin grupet kriminale shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se...

G7 – Trump: Marrëveshja me Iranin ende nuk është përfundimtare

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se marrëveshja e...

Dëshmia e Artan Tafanit: Si u planifikua vrasja e Rexhep Ginës dhe roli i personave të përfshirë

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka vijuar dëshminë...