Kapet me kokainë në makinë, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Më datë:

Një 32-vjeçar banues në Tiranë ka rënë në prangat e policisë në Korçë pasi është kapur me lëndë narkotikë kokainë në automjetin e tij.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit fizik ndaj drejtuesit të automjetit peronit me inicialet  F. B., dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza. Në përfundim të veprimeve u sekuestrua sasia e kokainës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë-Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Crackman”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Kapet në flagrancë me lëndë narkotike kokainë në automjet dhe vihet në pranga 32-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike kokainë, automjeti dhe celulari i 32-vjeçarit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve hetimore për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Crackman”, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjetin më të cilin dyshohej se qarkullonte autori i këtij rasti.

Gjatë kontrollit fizik ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit F. B., dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza. 

Në përfundim të veprimeve u arrestua shtetasi F. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestrua sasia e kokainës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Narkoshteti po shkërmoqet”, Berisha: Rama ndodhet në alarm

Kryetari i PD Sali Berisha në konferencën me gazetarët...

Kurbin, atentat ndaj makinës së kushëririt, arrestohen tre persona

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me...

Kufizime për mishin brazilian në tregjet europiane, Shqipëria merr masat e reja

Nga 3 shtatori, Shqipëria do të ndërpresë importin e...

Momenti i shumëpritur erdhi, Ronaldo dhe Rodriguez kurorëzojnë dashurinë në martesë

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund beqarisë. Ylli portugez...