Twitter do të lejojë këdo të aplikojë për verifikim të llogarisë

Më datë:

Twitter ka rinisur programin e tij të verifikimit publik, duke lejuar këdo që të aplikojë për një shenjën verifikuese blu.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kompania gjithashtu parashikoi ndryshimet e mundshme që do të vijnë në profile, si dhe etiketën e ardhshme për llogaritë e automatizuara.

Për ta vendosur shenjën verifikuese në llogari, përdoruesit duhet të plotësojnë njëherësh disa kritere, të cilat përfshijnë një llogari me interes publik, që përputhet me njërën nga gjashtë llojet e kategorizimeve, si dhe faqja duhet të jetë “autentike, e dukshme dhe aktive”.

Më poshtë janë të renditura gjashtë kategoritë e llogarive që mund të kualifikohen për verifikim;

Llogaritë që përfaqësojnë faqet qeveritare;

Kompanitë, brendet dhe organizatat;

Organizatat e lajmeve dhe gazetarët;

Faqet argëtuese;

Sportet dhe lojërat;

Aktivistët, organizatorët dhe individët e tjerë me ndikim.

Ju do të jeni në gjendje të aplikoni për verifikim në skedën “Account Settings” në një moment “gjatë disa javëve të ardhshme”. Pasi të keni aplikuar, Twitter thotë se mund ta merrni një përgjigje “brenda disa ditësh”, por ky afat kohor mund të zgjasë deri në disa javë në varësi të vëllimit të aplikimeve. Të gjitha aplikimet do të vlerësohen nga njerëzit, tha kompania Twitter në një konferencë shtypi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Për të mos e mohuar vetveten

Bashkim Aliu Për këto rreshta më nxiti shkrimi i Enver...

Protesta në Maqedoninë e Veriut, Bardhi: Shqipja nuk negociohet

 Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Situatë e vështirë për udhëtarët: Çmimet e transportit publik në rritje

Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë...

SUEDI – Mbi 30 000 familje pa energji elektrike për shkak të stuhisë

Më shumë se 30.000 familje u raportuan pa energji...