Netflix mund t’i hyjë së shpejti industrisë së video lojërave

Platforma Netflix po kërkon të punësojë një ekzekutiv për të mbikëqyrur zgjerimin e tij në video lojëra, tha një person i njohur më këtë çështje.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, masa vjen në një kohë kur industria e video lojërave ka përfituar nga një rritje e kërkesës nga lojtarët po qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë së COVID-19.

Netflix ka eksperimentuar me programin interaktiv në të kaluarën me filma të tillë sikurse Black Mirror, Bandersnatch dhe You vs Wild që iu mundësuan shikuesve të vendosnin lëvizjet e personazheve.

Platforma gjithashtu ka krijuar lojëra të bazuar në serialet Stranger Things dhe La casa de Papel apo Money Heist.

Informacioni i raportuar më herët të premten thuhet se Netflix kishte diskutuar ofrimin e një pakete lojërash të ngjashme me ofertën e abonimit në internet të Apple, Apple Arcade, si një mundësi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi