Turqia e sheh si një përparësi strategjike anëtarësimin në BE

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın tha se Turqia e sheh si një përparësi strategjike anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se liderët e BE-së këtë marrëdhënie duhet ta shohin me një mendje strategjike, transmeton (AA).

Kalın zhvilloi një vizitë në Bruksel para Samitit të Liderëve të BE-së që do të zhvillohet më 10-11 dhjetor.

Në kuadër të vizitës së tij, Kalın u takua me Maryam Van den Heuvel, kryekëshilltaren për politikën e jashtme të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, me Bjoern Seibert shefin e kabinetit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe me Helga Schmid sekretaren e përgjithshme të shërbimit për marrëdhënieve me jashtë të BE-së.

Në bisedimet ku u diskutuan çështje të tilla si marrëdhëniet Turqi-BE, Mesdheu Lindor, Libia, Siria dhe Karabaku, zëdhënësi Kalın përsëriti se duhet të ndërmerren hapa konkretë në fushat për përditësimin e Unionit Doganor, marrëveshjen e migracionit, liberalizimin e vizave dhe dialogun politik.

Kalın nënvizoi nevojën për ide të reja për zgjidhje të drejtë dhe të përhershme në Qipro dhe se Turqia është e gatshme të fillojë bisedime eksploruese me Greqinë. Po ashtu Kalın u ka përcjellë bashkëbiseduesve të tij se Turqia do të vazhdojë qëndrimin e saj konstruktiv për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin.

“Rëndësia e marrëdhënieve strategjike Turqi-BE po rritet gjithnjë e më shumë”, tha Kalın, i cili shtoi se ka nevojë për hapa të rinj dhe konkretë që do t’u ofrojnë një dinamizëm të ri marrëdhënieve Turqi-BE dhe të cilët do të rrisin bashkëpunimin dhe do të forcojnë marrëdhënien e besimit reciprok.

Ai potencoi se BE-ja duhet të përmbushë përgjegjësitë që ka mbi çështjet rajonale dhe që dialogu dhe bashkëpunimi për zgjidhjen e problemeve rajonale është në interesin e të gjitha palëve.

Duke vënë theksin se Turqia e sheh si një përparësi strategjike anëtarësimin në BE, zëdhënësi Kalın tha se duke lënë mënjanë paragjykimet politike liderët e BE-së duhet ta shohin me një mendje strategjike marrëdhënien Turqi-BE.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se nuk duhet të lejohet që mosmarrëveshjet dypalëshe të marrin peng dhe të lodhin marrëdhëniet Turqi-BE, Kalın vuri theksin mbi rëndësinë që të kalohet sa më parë në axhendë pozitive në marrëdhëniet Turqi-BE, rëndësia strategjike e së cilës sa vjen e rritet.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Ky është ushqime i cili ka efekt më shumë sesa shurupi!

Profesor Alyn Morice, kreu i studimeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes në Universitetin e Hull, si dhe themelues i Shoqatës Ndërkombëtare për Studimin e Kollës,...

Ish-eurodeputetja Doris Pack: Tradhti nëse Rama e pranon ‘Mini-Shengenin’ pa Kosovën

Iniciativa e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiçit dhe Zoran Zaevit për të formuar një ‘Mini-Shengen’ ka marrë kritika...

Iran, rritet në 3.739 numri i të vdekurve nga COVID-19

Irani ka raportuar 136 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 3.739 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend. Televizioni...

Së fundi

YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në...

Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

"Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë...

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të...