22.5 C
Tirana

Trump: Putin tha se Rusia do të përgjigjet pas sulmeve ukrainase me dronë

Më datë:

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin i ka treguar në një bisedë telefonike se Moska do të duhet të përgjigjet pas sulmeve ukrainase me dronë.

Trump ka thënë se dy burrat kanë diskutuar “sulmin ndaj aeroplanëve rusë nga ana e Ukrainës, si dhe sulmet tjera që janë kryer nga të dyja palët”.

“Ishte bisedë e mirë, por jo bisedë që do të rezultojë me paqe të menjëhershme”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Truth Social.

Moska ka thënë më herët gjatë së mërkurës se opsionet ushtarake janë “në tavolinë”, pas sulmeve ukrainase thellë në Rusi, dhe e ka akuzuar Perëndimin se është përfshirë në to.

Rusia iu ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë që të frenojnë Kievin pas këtyre sulmeve, të cilat zyrtarët ukrainas i kanë duartokitur, dhe kanë thënë se janë dëshmi se Kievi ende mund të luftojë, edhe tre vjet pas nisjes së konfliktit.

Zyrtarët amerikanë dhe britanikë kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni për sulmet e fundjavës në bombarduesit rusë me kapacitet bërthamor.

Trump ka thënë se gjatë bisedës me Putinin, kanë diskutuar edhe për Iranin.

Presidenti amerikan ka cituar homologun tij rus të ketë thënë se do të marrë pjesë në bisedimet që synojnë arritjen e marrëveshjes së re bërthamore me Teheranin.

“I kam thënë presidentit Putin se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore dhe në këtë pikë besoj se kemi marrëveshje”, ka thënë Trump.

Ai e ka akuzuar Iranin për zvarritje të vendimeve sa u përket bisedimeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në Samitin e Asamblesë...

Braçe: Synojmë qëndrueshmëri institucionale dhe shoqërore kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, njëherësh kryetar i...

Kumbaro në Kavajë: Sfidë mbetet pastrimi, tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike

https://www.youtube.com/live/ViyRMrtE5Tc?si=mX5v1YdRgoX5BIxq Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi inspektimet...

Jaupllari: Ligjet për shëndetin e kafshëve dhe të bimëve, bazë për negociatat e kapitujve 11-12 me BE-në

 Komisioni për Çështjet Europiane, shqyrtoi sot projektligjet “Për shëndetin...