Trump ofron lehtësira për ata emigrantë që largohen vetë

Më datë:

Ndryshe nga retorika e tij e ashpër për emigracionin kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump ka lënë të kuptohet për një qasje më të butë për këtë çështje në një intervistë të fundit.

Presidenti amerikan Donald Trump do të ofrojë lehtësira për të gjithë atë emigrantë të paligjshëm që vendosin të largohen vetë nga SHBA.

“Ajo që duam të bëjmë është që do të kemi një program vetë-deportimi, të cilin  nuk e kemi shpallur ende. Po e njoftoj tani. Kemi bërë një punë të mrekullueshme. Do t’u japim këtyre emigrantëve para dhe një biletë avioni dhe pastaj do të punojmë me ta.

Dhe nëse ata janë të mirë, nëse duam që ata të kthehen, ne do të punojmë me ta për t’i kthyer sa më shpejt që të të jetë e mundur”, tha Presidenti Trump.

Trump këmbënguli gjatë intervistës se prioriteti i administratës  së tij është e deportimi i emigrantëve që kanë kryer krime dhe jo ata që thjesht  kanë kaluar kufirin ilegalisht.

Nëse emigrantët e paligjshëm zgjedhin të përdorin  një aplikacion  të administratës për t’u vetë-deportuar, ata kanë një mundësi më të mirë për t’u kthyer legalisht në SHBA.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Plagosi 5 persona në Athinë, 89-vjeçari: “Doja të tërhiqja vëmendjen, jo t’i vrisja”

Zbardhet dëshmia e 89-vjeçari, Panagiotis K., që plagosi dje...

Ambasadorja e SHBA-ve në Ukrainë jep dorëheqjen mes ngecjes së përpjekjeve për armëpushim

Ambasadorja në detyrë e SHBA-ve në Ukrainë do të...

Shqipëria marrëveshje me Poloninë për sigurimet shoqërore

Qeveria shqiptare ka vijuar këtë të mërkurë, më 29...

Laert Haxhia në qendër të dëshmisë, i penduari zbulon detaje për porositë e atentateve

Teksa sot është seanca në GJKKO, Laert Haxhiu, i...