Trump mund të jetë në Turqi të enjten

Më datë:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton mundësinë se mund t’i bashkohet bisedimeve Ukrainë-Rusi në Turqi këtë javë, ndërsa vendet evropiane po shtyjnë Kremlinin të pranojë kërkesën e tyre për një armëpushim 30-ditor në luftën në Ukrainë.

Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se bisedimet në Stamboll mund të jenë të dobishme.

“Takimi i së enjtes me Rusinë dhe Ukrainën është shumë i rëndësishëm. Unë këmbëngula shumë që ai takim të zhvillohej. Mendoj se nga ai takim mund të dalin gjëra të mira.  Mos e nënvlerësoni të enjten në Turqi. Presidenti Erdogan do të jetë një mikpritës i shkëlqyer”, tha Donald Trump.

Ndërkaq, presidenti ukrainas vuri në dukje se sulmet ruse kishin vazhduar në vijat e frontit. “Bombardimet dhe sulmet ruse vazhdojnë. Moska ka heshtur në lidhje me propozimin për një takim të drejtpërdrejtë. Një heshtje shumë e çuditshme”, tha Zelensky.

Zelenskiy dhe Presidenti turk Tayyip Erdogan diskutuan në një bisedë telefonike për bisedimet e drejtpërdrejta të propozuara, të cilat Zelenskiy tha se “mund të ndihmojnë në përfundimin e luftës”. Erdogan e përshkroi takimin si një dritare të re mundësish që nuk duhej humbur.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov foli në telefon me homologun e tij turk Hakan Fidan në lidhje me bisedimet e propozuara të Putinit me Ukrainën të enjten por  nuk dha asnjë tregues nëse Putin do ta pranonte propozimin e Zelenskiy-t për t’u takuar me të. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se armëpushimi 30-ditor ishte propozuar nga vendet evropiane “do t’i jepte Kievit një mundësi për të rivendosur potencialin e tij ushtarak dhe për të vazhduar përballjen me Rusinë”.

Ndërkaq shumë vende europiane do të fillojnë përgatitjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë, nëse Kremlini nuk fillon të zbatojë një armëpushim 30-ditor në luftën e saj me Ukrainën. Megjithatë, është e paqartë se sa ndikim do të kenë sanksionet e reja evropiane mbi Rusinë, veçanërisht nëse Shtetet e Bashkuara nuk bashkohen në takim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...