Trump: Marrëveshje për uljen e çmimeve të barnave “Wegovy” dhe “Zepbound”

Më datë:

Presidenti Donald Trump deklaroi mbrëmë se administrata e tij ka arritur një marrëveshje për të ulur çmimet e barnave për humbje peshe në Shtetet e Bashkuara, përkatësisht për medikamentet “Wegovy” dhe” Zepbound”.

Trump tha se ka përfunduar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike daneze “Novo Nordisk”, prodhuese e “Wegovy”, dhe me konkurrentin amerikan “Eli Lilly”, që prodhon “Zepbound”, në këtë drejtim. Nuk është ende e qartë nëse kjo marrëveshje do të ketë ndikim në çmimet e barnave për humbje peshe në Evropë.

Sipas Trump, marrëveshja synon t’i japë fund çmimeve të tepruara të barnave në SHBA. Kompanitë farmaceutike zakonisht vendosin çmime shumë më të larta në tregun amerikan sesa në Evropë apo Azi.

Shtetet e Bashkuara konsiderohen një nga tregjet më të shtrenjta në botë për shumë barna. Në vendet evropiane dhe aziatike, çmimet zakonisht negociohen në mënyrë qendrore dhe industria farmaceutike rregullohet më rreptësisht.

Barnat në fjalë, të cilat veprojnë duke rregulluar oreksin dhe kanë treguar në studime se çojnë në humbje të ndjeshme peshe, kanë qenë kohët e fundit shumë të kërkuara. Megjithatë, ato mbeten të shtrenjta dhe kostot rrallëherë rimbursohen nga kompanitë e sigurimeve shëndetësore.

“Eli Lilly” dhe “Novo Nordisk” kanë rënë dakord që të zbatojnë çmime të krahasueshme me ato ndërkombëtare në SHBA, në mënyrë që të fitojnë qasje tek miliona pacientë të rinj përmes programeve qeveritare si “Medicare”,  skema federale e sigurimit shëndetësor që përdoret kryesisht nga qytetarët e moshuar dhe të sigurojnë shitje më të qëndrueshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...