Trump kërcënon BE-në me zbatimin e taksës doganore

Më datë:

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi Bashkimin Evropian me zbatimin e taksës doganore për automjetet e importuara në rast të mosarritjes së një dakordimi për çështjet tregtare.

Trump në kuadër të Forumit të 50-të Ekonomik Botëror (WEF) të Davosit në një intervistë për CNBC ka folur për çështjet tregtare mes SHBA-së dhe BE-së. Ai ka rikujtuar se dje zhvilloi një takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen rreth marrëveshjes tregëtare.

“Zhvilluam një bisedë të mrekullueshme. Por, asaj i tregova se duhet të veproj nëse nuk arrihet ndonjë rezultat dhe se ky veprim do të jetë zbatimi i taksave shumë të larta ndaj automjeteve dhe produkteve tjera të ndryshme që vijnë në vendin tonë”, tha Trump.

Procesi

Tensionet tregtare mes BE-së dhe SHBA-së u rritën pasi Trump në vitin 2018 me arsyetimin e sigurisë kombëtare vendosi të zbatojë taksën doganore shtesë për importet e çelikut dhe aluminit.

Pavarësisht bisedimeve intensive, pala e BE-së nuk arriti të bindë SHBA-në për të hequr dorë nga zbatimi i taksës doganore në fjalë.

Në kundërpërgjigjen tregtare ndaj SHBA-së, BE-ja filloi të zbatojë tarifë doganore prej 25 për qind ndaj qindra produkteve të ndryshme amerikane.

Pas vendimit të BE-së, Trump kërcënoi Evropën për zbatimin e taksës doganore shtesë ndaj sektorit të automjeteve.

Në bisedimet e zhvilluara në vitin 2018 pas kësaj, BE-ja dhe SHBA-ja u dakorduan që të mos zbatohet taksa doganore shtesë për automjetet përsa kohë që vazhdojnë bisedimet tregtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas arrestimit me Agasin, Ulian Shpataraku transferohet në Peqin

Ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, është transferuar...

Tatimet: Denoncimi i qytetarëve, kapen 11 shkelje tatimore në 4 subjekte

 Denoncimet e qytetarëve për mospërputhje mes çmimeve të afishuara...

Përmbytjet në Nepal, 903 të vdekur dhe mijëra të zhdukur

Numri i përkohshëm i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese...

SPAK heton Igli Taren, dyshohet për pastrim parash

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë...