Tre vatra aktive zjarri në Shqipëri, vijnë në ndihmë edhe dy avionë suedezë

Më datë:

Gjatë orëve të fundit në Shqipëria janë evidentuar 19 vatra zjarri, nga të cilat tre mbeten ende aktive.

Vijon të krijojë probleme vatra në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq. Zjarri ka prekur një sipërfaqe pyjore në lartësi, ndërsa në terren po operojnë 10 mjete të shërbimit zjarrfikës të Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe rreth 120 forca operacionale të mbështetur nga ajri si dhe nga efektivë të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë në fshatin Lofkënd të Mallakastrës, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha. Në terren janë dislokuar 11 automjete zjarrfikëse, ndër të cilat dy të Forcave të Armatosura si dhe 130 forca nga të gjitha strukturat operacionale, me mbështetje edhe nga ajri, të cilët po punojnë edhe sot për izolimin e plotë të tij.

Ndërsa në fshatin Vjollcë, bashkia Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pyll pishe dhe shkurre.

“Është punuar deri në orët e vona nga shërbimi vendor i MZSH,  shërbimi pyjor dhe vullnetarë të zonës, pa mundur ta izolojnë vatrën. Rrezik për banesa nuk ka”, njoftoi Ministria e Mbrotjes.

Në total në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar: 48 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale, 9 automjete të rënda, të ndihmuar nga FA me 73 forca ushtarake, 8 automjete zjarrfikëse me ekuipazh dhe mbështetje nga ajri, si dhe dy avionë suedezë të aktivizuar në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rubio: Vizita e Xi Jinping mbetet ende në fuqi

 Përgatitjet për vizitën e planifikuar të presidentit kinez Xi...

Vezë me emrat e deputetëve në protestën para Kuvendit, policia rrethon institucionin

E ndërsa seanca plenare e cila do të mbahet...

Policia e Tiranës, kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën e ish-Bllokut

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet për monitorimin e...

Dosja “Partizani”/ Berisha shuan zërat për Bamir Topin: Nuk më duhet askush si dëshmitar

Pasi zbatoi masën e sigurisë, Sali Berisha dha një...