Bardhi nxjerr pamjet: Ja si lëvizet kamera në QV-në e Dushkut.

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka postuar sot në rrjetin social Facebook pamje nga qendra e votimit në Njësinë Administrative Dushk në Bashkinë Lushnje, që sipas tij, vërtetojnë se sistemi i videomonitorimit u nxor qëllimisht jashtë funksionit.

Bardhi tha se megjithëse KQZ shpenzoi 5 milionë euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë për vënien në punë të sistemit të videomonitorimit, PD ka evidentuar shkelje të rënda të procesit të votimit dhe haptazi krime të shumëfishta elektorale, të cilat janë bërë apo do të bëhen publike këto ditë.

“Në rastin më poshtë  konstatohet sesi një patronazhiste e PS, e kamufluar si punonjëse e KQZ, është shndërruar në terroriste elektorale, duke shpërdoruar detyrën dhe duke prishur haptazi sistemin e videomonitorimit.

Në QV 2817, njësia administrative Dushk, Bashkia Lushnjë, vetëm 2 orë pasi ka filluar procesi i votimit dhe ku janë regjistruar shkelje të shumta, punonjësja e KQZ prish sistemin e videomonitorimit, duke ndryshuar dhe pozicionuar kamerën në këndin e ambienteve të jashtme të QV. Ky është një krim elektoral dhe KQZ ka detyrimin ta identifikojë punonjësen e vet dhe ta mbajë përgjegjëse penalisht për shpërdorimin e detyrës”, shkruan Bardhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Alarm në Brryl, shpërthen depozita e karburantit dhe shembet godina

Një shpërthim ka ndodhur në zonën e Brrylit te...

Përshkallëzohet protesta, makina e deputetit goditet me vezë dhe shkelma

Vazhdon revolta e qytetarëve kundër deputetëve të Kuvendit, pas...

Në vend të Klodiana Spahiut, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit

Kuvendi ka zgjedhur Evis Kushin në postin e nënkryetares...

Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve kalon më 17 shtator, sulmon opozitën

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit...