“FIP Platinum Albania” sjell elitën botërore të padelit në Tiranë, pesë ditë sfida dhe spektakël

Më datë:

 Prej ditës së sotme deri në 30 maj, sheshi “Skënderbej” do të kthehet në një “arenë” gare dhe emocionesh, për të gjithë dashamirësit e sportit të padelit.

Si një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive ndërkombëtare, “FIP Platinum Albania” sjellë në kryeqytet lojtarë ndërkombëtarë të nivelit të lartë, ndeshje spektakolare dhe një atmosferë festive në zemër të Tiranës.

Gjatë pesë ditëve të aktivitetit, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër përballjet e sportistëve ndërkombëtarë në një arenë të ngritur posaçërisht në qendër të kryeqytetit.

Sheshi “Skënderbej” është transformuar plotësisht në një arenë moderne sportive, ku është ngritur infrastruktura teknike dhe fusha e garës, duke krijuar kushtet për zhvillimin e një kompeticioni të nivelit të lartë ndërkombëtar.

FIP Platinum, niveli më i lartë i CUPRA FIP Tour, konsiderohet një nga turnetë më prestigjioze të padelit në botë, me pjesëmarrjen e sportistëve elitarë dhe një fond çmimesh që varion nga 120 mijë deri në 150 mijë euro, si dhe 300 pikë për renditjen botërore për fituesit.

Sfidat do të nisin në orën 10:00, teksa dita finale do të jetë të shtunë ku gara nis në orën 18:00.

Sakaq, turneu “FIP Platinum Albania” promovon Shqipërinë si destinacion për evente sportive ndërkombëtare duke sjellë një tjetër aktivitet me rëndësi për turizmin dhe sportin në vend.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Bruksel: Von der Leyen dhe Kallas në konflikt për të ardhmen e diplomacisë së BE-së

Përplasja e vazhdueshme mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula...

Maliq, zbardhen detaje nga vrasja e efektivit – çobani: autori koordinohej me telefon

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4...

Thumanë–Kashar, Karakaçi: koncesioni sjell rreth 1 miliard euro të ardhura tatimore

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi sot...

Trafik ndërkufitar droge, pranga dy personave në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”,...