Tragjedi në Indonezi, katër të vdekur dhe 32 të zhdukur

Më datë:

Të paktën katër persona kanë humbur jetën pasi një traget me 65 persona në bord u fundos pranë brigjeve të Balit në Indonezi.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë për të gjetur 32 personat e zhdukur, ndërsa janë shpëtuar 29 të tjerë.

Trageti ishte nisur nga Java (ishull në Indonezi) dhe dyshohet se kushtet e këqija të motit, me dallgë të forta, me erëra të forta dhe rryma të fuqishme, kanë shkaktuar përmbysjen e tij dhe kanë vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.

Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse numri i pasagjerëve të regjistruar përputhet me atë të personave që ndodheshin realisht në bord.

Pse aksidentet detare janë të shpeshta në Indonezi?

Në Indonezi, në një shtet me mbi 17 mijë ishuj, tragetet janë një nga mënyrat më të zakonshme të transportit. Por, pikërisht kjo “varësi” nga lundrimi shoqërohet shpesh me aksidente detare, për shkak të zbatimit të dobët të standardeve të sigurisë.

Një ngjarje e rëndë u shënua edhe në mars të këtij viti, ku një gomone me 16 persona u përmbys pranë Balit, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje australiane dhe plagosjen e një tjetër personi.

Një nga tragjeditë më të mëdha ndodhi në vitin 2018, kur mbi 150 persona humbën jetën pas fundosjes së një trageti në liqenin Toba, në ishullin Sumatra.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...