Tirana përgatitet për ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi, rrugët që do të “mbyllen” sot

Më datë:

Policia e Shtetit ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi, e cila do të luhet sot në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Për shkak të fluksit të tifozëve, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të ketë kufizime të qarkullimit në disa rrugë pranë stadiumit.

Rrugët që do të bllokohen janë:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga zona pranë urës së ish-Hotel Dajtit

– Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së

– Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-ve

– Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-ve

– Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje

– Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së

– Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës. Ky aks do të përdoret vetëm nga mjetet e autorizuara nga FSHF-ja

– Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar

– Te sheshi “Wilson”, lëvizja do të devijohet drejt rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes.

Ndërkohë, Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të qëndrojnë të hapura për qarkullimin.


Policia do të kryejë kontrolle të tifozëve para hyrjes në stadium. Nuk do të lejohet futja e fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve dhe sendeve të tjera që mund të rrezikojnë sigurinë.

Tifozët këshillohen të paraqiten në stadium nga ora 18:30. Policia paralajmëron se, për shkak të fluksit, ata që mbërrijnë pak para fillimit të ndeshjes mund të kenë vështirësi për të hyrë në stadium.

Për garantimin e sigurisë janë angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të jenë në terren para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga duhani te kripa – njihuni me pesë rregullat për një zemër të fortë

 Zero duhan, aktivitet fizik çdo ditë, dietë mesdhetare me...

Arrestohet në Rinas 53-vjeçari ukrainas, kërkohej ndërkombëtarisht për trafik droge

Një bashkëpunim mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe...

Ndiqej nga policia me makinë të vjedhur, 30-vjeçari përplas 4 mjete

Një aksion i shërbimeve të Stacionit të Policisë Plazh...

Skandali në SHISH, Balliu: A foli Rama me Agasin nga telefoni i Hysenit?

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka ngritur një tjetër...