Ndiqej nga policia me makinë të vjedhur, 30-vjeçari përplas 4 mjete

Më datë:

Një aksion i shërbimeve të Stacionit të Policisë Plazh ka çuar në prangosjen e një 30-vjeçari të shpallur në kërkim, i cili tentoi t’i shpëtonte patrullës duke shkaktuar aksidente dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve e të efektivëve të rendit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Pavarësia”, ku gjatë patrullimit në territor, punonjësit e policisë kanë pikasur një automjet pa targa dhe me xhama të zinj që kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Drejtuesi i mjetit, sapo ka vënë re praninë e policisë dhe i është bërë shenjë ndalimi, ka shtuar menjëherë shpejtësinë për t’u larguar.

Gjatë ndjekjes, automjeti i dyshuar ka përplasur 4 makina të tjera. Më pas, drejtuesi e ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të ikë me vrap, por është kapur dhe neutralizuar nga shërbimet e policisë.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi i ndaluar, M. K., 30 vjeç, ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes. Automjeti me të cilin ai po lëvizte ishte vjedhur vetëm një ditë më parë në Tepelenë.

Ndaj 30-vjeçarit u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale të vjedhjes, mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik, shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga duhani te kripa – njihuni me pesë rregullat për një zemër të fortë

 Zero duhan, aktivitet fizik çdo ditë, dietë mesdhetare me...

Arrestohet në Rinas 53-vjeçari ukrainas, kërkohej ndërkombëtarisht për trafik droge

Një bashkëpunim mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe...

Skandali në SHISH, Balliu: A foli Rama me Agasin nga telefoni i Hysenit?

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka ngritur një tjetër...

Tirana përgatitet për ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi, rrugët që do të “mbyllen” sot

Policia e Shtetit ka marrë masa të posaçme për...