Arrestohet në Rinas 53-vjeçari ukrainas, kërkohej ndërkombëtarisht për trafik droge

Më datë:

Një bashkëpunim mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe agjencive partnere ndërkombëtare ka çuar në arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Aksioni u realizua nga Njësia e Shërbimeve të Përbashkëta Investigative në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Në pranga ra shtetasi ukrainas A. S., 53 vjeç, i cili u ndalua nga shërbimet e policisë menjëherë pasi zbriti në aeroportin e Rinasit. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Kievit, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale.

Aktualisht, Policia e Shtetit po vijon punën me agjencitë partnere për hetimin e mëtejshëm të aktivitetit të këtij anëtari të organizatës kriminale. Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për fillimin e procedurave ligjore të ekstradimit të tij drejt Ukrainës. Policia e Shtetit falënderoi agjencitë partnere për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në Shqipëri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga duhani te kripa – njihuni me pesë rregullat për një zemër të fortë

 Zero duhan, aktivitet fizik çdo ditë, dietë mesdhetare me...

Ndiqej nga policia me makinë të vjedhur, 30-vjeçari përplas 4 mjete

Një aksion i shërbimeve të Stacionit të Policisë Plazh...

Skandali në SHISH, Balliu: A foli Rama me Agasin nga telefoni i Hysenit?

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka ngritur një tjetër...

Tirana përgatitet për ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi, rrugët që do të “mbyllen” sot

Policia e Shtetit ka marrë masa të posaçme për...