4.5 C
Tirana

Tentuan të fusnin 21 000 franga zvicerane të padeklaruara në Shqipëri, nën hetim dy persona

Më datë:

Dy persona nga Kosova janë vënë nën hetim nga policia në Kukës, pasi tentuan të fusnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të padeklaruara nëpërmjet pikës kufitare në Morinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin tip BMW me drejtues shtetasin M. S dhe pasagjer shtetasin B. G., ku gjatë kontrollit, atyre iu gjetën 21 000 franga zvicerane, të cilat nuk ishin deklaruar. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë M. S., 34 vjeç, banues në Zvicër dhe B. G., 33 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, njoftoi sot Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...