Tensionet greko-turke/ Erdogan: Do ta sprapsim këtë “Sevre” të re

Më datë:

Ashtu sikurse hodhi poshtë Traktatin e Sevres të vitit 1920, që synonte ta mbyllte e ta zmbrapste kombin turk, Turqia do të bëjë të njëjtën gjë kundër përpjekjeve për ta kufizuar atë nga burimet e energjisë pranë brigjeve të saj.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e bëri edhe një herë të qartë se nuk ka ndërmend të zmbrapset nga kërkimet në ujëra të diskutueshme, që kanë përshkallëzuar sërish tensionet me Greqinë.

“Turqia nuk do të përulet para Sevres moderne që po tentohet të na imponohet në Mesdheun Lindor”, deklaroi ai. Asnjë fuqi koloniale nuk ka privon dot nga burimet e energjisë në rajon, ka qenë komenti i Erdoganit.

Ankaraja akuzon Greqinë, Francën, Egjiptin dhe vende të tjera se po përpiqen në mënyrë të paligjshme ta mbajnë larg burimeve të energjisë në Mesdhe, pavarësisht faktit që vendi ka vijën më të madhe bregdetare në këtë det. Anije luftarake greke dhe turke janë dislokuar në rajon që kur kreu i shtetit turk urdhëroi dërgimin e një anijeje kërkimore në Mesdheun lindor për të studiuar burimet e gazit dhe naftës.

Greqia thotë se shtrati i detit në brigjet e Kretës dhe ishujt e tjerë të rajonit janë territor i saj dhe se Athina ka të drejtën ta shfrytëzojë atë, një pretendim të cilin Turqia e ka hedhur poshtë vazhdimisht, me argumentin se ishujt nuk kanë të drejtë të përdorin atë që njihet si zonë ekskluzive ekonomike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...

Bllokohet trafiku te rrethrrotullimi i Treshit për shkak të punimeve në hekurudhë

Hekurudha Shqiptare njoftoi sot se në kuadër të punimeve...