Bllokohet trafiku te rrethrrotullimi i Treshit për shkak të punimeve në hekurudhë

Më datë:

Hekurudha Shqiptare njoftoi sot se në kuadër të punimeve për ndërtimin e linjës  Tiranë-Durrës -Rinas do të ketë bllokim dhe devijim të qarkullimit, për drejtuesit e mjeteve në vendin e njohur rrethrrotullimi i Treshit (ku ndërpritet rruga me shinat) pranë Kthesës së Kamzës.

Ky bllokim dhe devijim i qarkullimit do të zgjasë nga data 6-9 qershor.

Hekurudha Shqiptare sqaron se punimet dhe lëvizja do të  kryhet sipas një grafiku me tre faza.

Në fazën e parë do të ketë bllokim total të qarkullimit nga 6 qershori ora  24:00 deri më 7 qershor ora 05:00.

Mjetet që do të vijnë për në Tiranë do të kalojnë nga rruga “Petrit Radovicka”, ndërsa mjetet nga Tirana për tek rrethrrotullimi do të kthehen tek Kthesa e Kamzës, për të vijuar në rrugën dytësore industriale ose në autostradë në drejtim të Vorës.

Në fazën e dytë do të ketë devijimi në korsinë nga ana e Tiranës. Punimet do të kryhen gjatë 7 qershorit ora 05:00 deri në orën 15:00, ndërkohë qarkullimi hapet pjesërisht me dy drejtime lëvizjeje (1 korsi për çdo kah).

Në fazën e tretë devijimi do të jetë në korsinë nga ana e Durrësit.

Punimet do të kryhen nga 7 qershori ora 23:00 deri në 9 qershor  ora 10:00 ndërsa trafiku devijohet plotësisht në anën e Durrësit, duke funksionuar me dy kahe lëvizjeje (1 korsi për secilin kah).

Hekurudha Shqiptare kontraktori i punimeve dhe Policia Rrugore kanë marrë masa për menaxhimin e trafikut, ndërsa kërkohet mirëkuptimi i shoferëve dhe banorëve të zonës për të respektuar sinjalistikën dhe planifikimin e lëvizjeve paraprakisht.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...

Lamallari në Trauma: Po ndiqet me prioritet gjendja e efektivit të plagosur

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka vizituar policin e...