Kina pezullon bashkëpunimin juridik Hong Kong-SHBA

Më datë:

Kina sot njoftoi pezullimin e traktatit të bashkëpunimit juridik midis Hong Kongut dhe SHBA-së.

Gjatë adresimit në një konference për media në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian tha se: “Kina ka vendosur të pezullojë traktatin e asistencës juridike midis rajonit të veçantë administrativ Hong Kong dhe SHBA-së”.

Kjo masë erdhi pasi Washingtoni shprehu synimet e tij për të pezulluar 3 marrëveshjet bilaterale me Hong Kongun.

“Ne i bëjmë thirrje palës amerikane që të korrigjojë vendimin e saj të gabuar dhe të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës”, tha Zhao, sipas rrjetit të medias kineze CGTN.

Hong Kongu dënoi ashpër masën e SHBA-së për t’i dhënë fund 3 marrëveshjeve bilaterale me qeverinë e qytetit.

“Si pjesë e të ashtuquajturave ‘masa të zbatimit në vazhdim’ pas urdhrit ekzekutiv të presidentit të SHBA-së lëshuar më 14 korrik, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi dje pezullimin ose përfundimin e 3 marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara midis qeverisë së Hong Kongut dhe qeverisë amerikane, përkatësisht marrëveshja për dorëzimin e shkelësve të arratisur (SFO), marrëveshjen e transferimit të personave të dënuar (TSP) dhe Marrëveshjen në lidhje me përjashtimet tatimore nga të ardhurat që rrjedhin nga Operacioni Ndërkombëtar i Anijeve”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Hong Kongut.

SHBA-ja ka kundërshtuar Kinën për shkak të politikave të saj në Hong Kong, veçanërisht vendimit të saj për të zbatuar ligjin e diskutueshëm të sigurisë kombëtare në territorin autonom për të cilin kritikët thonë se ka për qëllim të shuajë disidentët.

Më 30 qershor, Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës miratoi njëzëri ligjin e ri të sigurisë që u shpall në Hong Kong më 1 korrik për të forcuar sigurinë në qytet. Ky veprim ka tërhequr kritika brenda Hong Kongut dhe bashkësisë ndërkombëtare, të cilat Pekini i ka hedhur poshtë si “ndërhyrje të jashtme”.

Hong Kongu është një rajon gjysëm-autonom që ka qenë pjesë e Kinës që nga viti 1997 kur Mbretëria e Bashkuar ia dorëzoi ish-koloninë Pekinit.

Që nga viti i kaluar, ajo ka qenë dëshmitare e protestave të mëdha të shkaktuara nga një masë për legalizimin e ekstradimit të njerëzve në Kinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...

Bllokohet trafiku te rrethrrotullimi i Treshit për shkak të punimeve në hekurudhë

Hekurudha Shqiptare njoftoi sot se në kuadër të punimeve...