Telefonata shqetësuese që alarmoi forcat blu, reagon Policia: Vajza u gjet e vetme në apartament

Më datë:

Policia e Shtetit, përmes një njoftimi, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e forcave RENEA në Astir, lidhur me ngjarjen e sotme, teksa një vajzë ka telefonuar autoritetet dhe ka deklaruar se është dhunuar nga disa persona dhe se ishte mbyllur brenda në apartament.

Forcat operacionale, pas ndërhyrjes në banesën e saj, kanë konstatuar se vajza është gjetur e vetme në apartament dhe nga kontrollet në apartamente të tjera, në një prej tyre janë gjetur dy armë zjarri pistoletë.

Në banesën ku janë gjetur armët, nuk ka patur persona në momentin e kontrollit.

Gjithashtu, vajza ndodhet nën asistencën e stafit mjekësore dhe nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sakaq, vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:

Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.

Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha reagon pas miratimit të raportit të IBAR: “U ekspozuan problemet e regjimit të Ramës”

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian pritet të kalojnë...

Takimi Rama–Takaichi: Japonia dhe Shqipëria synojnë forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri Edi Rama u prit në Tokio, nga homologia...

Gjykata e Prishtinës: Paraburgim njëmujor për zyrtarët e institucioneve serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim...