20.5 C
Tirana

Tarifat, SHBA kërkon bisedime me Kinën

Më datë:

Zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara kanë kontaktuar homologët e tyre kinezë për bisedime mbi tarifat e mëdha që kanë goditur tregjet dhe zinxhirët globalë të furnizimit.

 “Nga pikëpamja e negociatave, SHBA-të janë aktualisht pala më e shqetësuar. Administrata Trump po përballet me presione të shumëfishta”, raportojnë mediat shtetërore.

Tarifat ndëshkuese të SHBA-së kanë arritur në masën 145%, për shumë produkte kineze hynë në fuqi në Prill, ndërsa Pekini është përgjigjur me tarifa të reja prej 125% për importet nga Shtetet e Bashkuara.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se Pekini ka krijuar një listë të produkteve të prodhuara në SHBA që do t’i përjashtojë nga tarifat e saj hakmarrëse prej 125%, duke përfshirë produkte të caktuara farmaceutike, mikroçipa dhe motorë reaktive.

Nga ana tjetër qeveria kineze ka mohuar se po zhvillohen bisedime, ndërsa i ka kërkuar vazhdimisht Shteteve të Bashkuara të angazhohen në dialog në një mënyrë “të drejtë dhe reciproke”.

Ekspertët kanë bërë të ditur se rreth 16 milionë kinezë mund të humbasin vendet e tyre të punës sapo efektet afatgjata të rënies prej 50% të eksporteve kineze në SHBA të ndikojnë në ekonomi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...