Zjarret pranë Jeruzalemit, Tel Aviv kërkon ndihmën e shteteve të huaja

Më datë:

Zjarret në periferi të Jerusalemit  kanë detyruar autoritet izraelite të urdhërojnë  evakuimin e komuniteteve dhe mbylljen e autostrades kryesore Tel Avviv – Jerurzalem.

Vatrat e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit për shkak të motit të pafavorshëm i karakterizuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta.

Autoritet në Izrael kanë kërkuar ndihmën e shteteve të huaja në përpjekje për të shuar këto zjarre.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, zhvilloi një maratonë bisedimesh me vende të tjera për të sjellë avionë zjarrfikës, veçanërisht me vendet fqinje në Evropë.

Tre avionë nga Italia dhe Maqedonia e Veriut do të mbërrijnë “sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Zjarri është aktiv në disa fronte, thanë autoritetet, me një zonë të përqendruar rreth qytetit Neve Shalom, i cili ndodhet rreth 15 milje në perëndim të Jerusalemit.

Të paktën 20 persona kanë mbërritur në dy spitale të ndryshme për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë, Qendra Mjekësore Hadassah në periferi të Jerusalemit i ka bërë thirrje qytetarëve të mos vijnë në spital përveç rasteve urgjente.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti në komunikim me Abdixhikun për zgjedhjen e Presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, me...

Karakaçi: Porti i ri në Porto Romano garanton zhvillim afatgjatë ekonomik

Në seancën e sotme plenare, më 16 prill, ministri...

Dosja 5D/ Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish drejtorët e Bashkisë Tiranë

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca për dosjen...

Aksident i frikshëm në Itali, kamioni përplaset me furgonin. Vdes italiani, shqiptari në luftë për jetën

Aksident i rëndë rrugor në Itali. Dy automjete janë përplasur...