Tajlanda zgjedh kryeministrin e tretë brenda dy viteve

Më datë:

Parlamenti i Tajlandës ka zgjedhur biznesmenin Anutin Charnvirakul kryeministër, i treti në dy vite, pas një serie skandalesh dhe shkarkimesh politike që kanë tronditur vendin.

Javën e kaluar, Paetongtarn Shinawatra anëtare e familjes më të fuqishme politike në Tajlandë u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese për shkelje etike, lidhur me mënyrën si trajtoi një mosmarrëveshje kufitare me Kamboxhian.

Largimi i saj vjen si pjesë e një rrotacioni të dhunshëm politik, ku Gjykata dhe ushtria kanë ndikuar shpesh në rrëzimin e qeverive. Familja Shinawatra, e cila ka sunduar politikën që nga viti 2001, pësoi një goditje të rëndë me ngjitjen në pushtet të Anutin, i cili u bashkua me Partinë Popullore një forcë progresive dhe e re në parlament për të formuar qeverinë e re.

Skandalet politike dhe përplasjet mes elitës konservatore-mbretërore dhe familjes Shinaëatra kanë ndezur tensionet, ndërsa ish-kryeministri Thaksin u largua për në Dubai për trajtim mjekësor, ndërkohë që përballet me një seancë gjyqësore që mund ta dërgojë sërish në burg.

Anutin, i njohur për liberalizimin e ligjeve mbi marijuanën dhe stilin pragmatik politik, do të duhet të përballojë sfidën e madhe për të qeverisur me një koalicion të brishtë dhe premtimin për zgjedhje të shpejta brenda katër muajve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

50 milionë dollarë për një trofe! Ja sa fitoi Spanja pasi u shpall kampione e botës

Triumfi i Spanjës në Kupën e Botës 2026 nuk...

Gjyqi i themelit për “Partizanin”, Topi: Kam dhënë deklarimet e mia para Prokurorisë

Gjatë dëshmisë së tij në gjyqin për dosjen “Partizani”,...

Trump: Goditëm Iranin për nder të ushtarakëve të vrarë amerikanë

Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi dje në mesnatë se...

Plagosja brenda poliklinikës, masa “arrest shtëpie” për babë e bir në Shkodër

Gjykata e Shkodrës i ka dhënë masën e sigurisë...