Pas ftesës së presidentit rus, përgjigjet Zelensky: Putin eja në Kiev!

Më datë:

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky e ka refuzuar ftesën e homologut të Rusisë, Vladimir Putin për negociata në Moskë dhe në vend të kësaj ka propozuar që udhëheqësi rus të vijë në Kiev.

Qëndrimin e tij e shpjegoi në një intervistë për ABC News, ku ka folur rreth luftës me shtetin rus.

“Putini mund të vijë në Kiev… Nuk mund të shkoj në Moskë ndërsa vendi im sulmohet çdo ditë nga Rusia. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi. Edhe Putini e kupton këtë”, deklaroi ai.

Zelensky theksoi se propozimin e Putinit e sheh si një mënyrë për të shtyrë një takim të vërtetë.

“Nëse dikush nuk dëshiron të takohet gjatë kohës së luftës, natyrisht që mund të propozojë diçka që për mua apo për të tjerët është e papranueshme”, pohoi lideri ukrainas.

Kujtojmë se Putini e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të udhëtojë askund për të biseduar me Zelenskyn, por është i hapur për një takim në Moskë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, gjithashtu e ka cilësuar propozimin e Putinit si “të papranueshëm”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ministrja e re anulon tenderin e hemodializës me vlerë 50 milionë euro

Tenderi me vlerë rreth 4.6 miliardë lekë për ofrimin...

Përleshje mes të miturve në Yzberisht, procedohen disa prej tyre

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë ka parandaluar një konflikt...

Zhupa dhe Malaj përplasen në “Kultura”, debat për dhunën dhe akuzat ndaj institucioneve

Diskutimet në Komisionin parlamentar për Kulturën gjatë seancës dëgjimore...

Pagat e gjyqtarëve në fokus, Sadushi: Vendimet e Kushtetueses nuk negociohen

Sot më 25 shtator, Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve...