Sulmet kiberentike, Balluku falenderon Salianjin për ofertën e bashkëpunimit

Zv. kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vlerësoi ofertën e deputetit demokrat, Ervin Salinaji, i cili u shpreh i hapur për të bashkëpunuar me maxhorancën në lidhje me menaxhimin e sulmeve kibernetike iraniane ndaj vendit tonë.

Në fjalimin e saj në parlament Balluku tha se vendi ynë po përballet me një sulm kibernetik të paprecedentë dhe të sponsorizuar.

“Vlerësoj ofertën e Salinjit për bashkëpunim, pasi kur ndodh një sulm i këtyre përmasave që nuk ka asnjë krahasim me sulme normale.

Ka qenë sulm i sponsorizuar.

Po përballemi me diçka të paprecedente.

Salianji të falendroj për ofertën e bashkëpunimit. Ne këtë e vlerësojmë si qeveri dhe maxhorancë. 

Qëllimi i sulmit kiberentik ishte fshirja e të dhënave”, tha Balluku në Kuvend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi