Sulme me tulla, zjarr dhe molotovë! Nuk ndalet dhuna në Irlandën e Veriut

Më datë:

Përplasjet dhe trazirat në Irlandën e Veriut vijuan edhe mbrëmë, 10 qershor, në natën e dytë radhazi, pas sulmit me thikë që tronditi Belfastin në fillim të javës.

Policia hodhi ujë ndaj protestuesve në Antrim, pasi efektivët u sulmuan me tulla, gurë dhe sende të tjera gjatë incidenteve pranë rrethrrotullimit Sandyknowes në Newtownabbey, në veriperëndim të Belfastit.

Gjatë trazirave, një automjet i Departamentit të Infrastrukturës u përfshi nga flakët, ndërsa dhjetëra persona të veshur me të zeza dhe me fytyra të mbuluara u panë duke hequr tulla nga ndërtesat përreth dhe duke thyer pllaka trotuari për t’i përdorur si predha kundër policisë. Protestuesit gjithashtu u vunë zjarrin koshave të mbeturinave dhe ngritën barrikada në rrugë.

Disa prej tyre hynë me forcë në stacionin e pompimit të ujërave të zeza në Sandyknowes pasi shkatërruan një gardh metalik, ndërsa përdorën pjesë të tjera si mburoja kundër topave të ujit të policisë.

Pamje të shpërndara në rrjetet sociale treguan protestues që përpiqeshin të marshonin drejt hotelit Chimney Corner, ndërsa policia vendosi një numër të madh efektivësh dhe automjetesh për të kontrolluar situatën.

Më vonë gjatë mbrëmjes, disa pjesëmarrës në trazira tentuan t’i vinin zjarrin një prone pranë një karburanti dhe hodhën bomba molotov ndaj forcave të rendit.

Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut (PSNI) konfirmoi se topat e ujit u përdorën për të ruajtur rendin publik pas sulmeve ndaj policisë. Në qytetin Derry u raportuan gjithashtu incidente të veçanta, ku disa objekte u dogjën në zonën e Ardmore Road.

Autoritetet kanë shtuar praninë policore në të gjithë rajonin pasi turma protestuesish dogjën shtëpi, automjete dhe një autobus. Sipas autoriteteve, disa persona u vunë në shënjestër për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

Në qendër të ngjarjeve është sulmi me thikë i ndodhur të hënën, 8 qershor, për të cilin 30-vjeçari Hadi Alodid është paraqitur para gjykatës i akuzuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje.

Stephen Ogilvie, humbi njërin sy dhe pësoi plagë të rënda në kokë, fytyrë dhe shpinë. Familja e tij bëri të ditur se tanimë ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Gjykata refuzoi lirimin me kusht të Alodid, pasi policia argumentoi se një vendim i tillë mund të shkaktonte trazira të tjera për shkak të tensioneve të larta publike. Gjyqtari paralajmëroi se personat që marrin pjesë në akte dhune duhet të jenë të përgatitur të përballen me burg.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, i cilësoi trazirat si “krejtësisht të papranueshme”, duke theksuar se personat përgjegjës do të përballen me ligjin.

Ndërkohë, shefi i policisë së Irlandës së Veriut, Jon Boutcher, njoftoi se rreth 200 oficerë shtesë janë vendosur në terren për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe gurë të çmuar në portin e Durrësit, tre persona në pranga

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Policia Kufitare kanë...

Kuvendi kthehet në skenë proteste, deputetët e PD këndojnë mes replikash politike

Teksa deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja po fliste...

BE vlerëson progresin e Shqipërisë në zbatimin e IPA dhe Planit të Rritjes

Bashkimi Evropian dhe qeveria e Shqipërisë mbajtën dy mbledhje...

Lëvizje e papritur ekonomike, Arabia Saudite ‘rihap dyert’ për produktet e Libanit

Arabia Saudite ka vendosur të lejojë sërish eksportet libaneze...