Tension në sallë, Balla i përgjigjet Zhupës dhe komenton protestat e opozitës

Më datë:

Debati për protestat u reflektua edhe në seancën plenare të kësaj të enjteje, ku nuk munguan përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se “realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore”, ndërsa akuzoi mazhorancën se po injoron kërkesat e qytetarëve që protestojnë kundër projekteve të diskutueshme.

Nga ana tjetër, Taulant Balla, iu përgjigj kritikave të opozitës duke e cilësuar fjalën e Zhupës si “një fjalim flamingo nga Temu”, ndërsa mbrojti projektet e qeverisë dhe akuzoi opozitën për qëndrime kontradiktore lidhur me investimet.

Zhupa: Ky Kuvend nuk mund të jetë i ndarë nga realiteti qytetarëve në shesh. Keni projekt ligj për shfuqizimin e zonave të mbrojtura ardhur përpara protestës. Kjo një prej kërkesave të protestuesve. E keni lënë pa datë. Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore.

Balla: Ky ishte fiks një fjalim flamingo nga Temu. Edhe më pëlqen shumë që keni disa ditë që ju zogjtë e bufit ju duket vetja si flamingo, edhe pse me respektin më të madh, kush ju ka komanduar ju, kush ju ka autorizuar… bëni zhurmë sa të doni. Shkoni dhe në protestë po deshët, sa i përket katër ligjeve ne jemi kundër. Jemi kundër dhe do t’i rrëzojmë ato sepse jemi votuar për ta zhvilluar Shqipërinë. Ju një javë më parë dolët me kryedrejtuesin tuaj, Bufin e madh, dhe thatë që jeni pro investimit. Tani kush është qëllimi i 4 projektligjeve. Ne jemi pro investimit, investimi do të bëhet. Shqipëria nuk e ka luksin të humbë 4 miliardë.

Pse bëheni kaq qesharakë? Zonja që sapo foli sapo citoi tekstin e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, që doli dje hapur… se dhe ti më dukesh si zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit. Po ju ç’kërkoni në protestë? E kuptoj atë djalin atje, se ata atë punë kanë. Pashë një deputet që thoshte: “Jemi në protestë kundër sistemit”. Kujt sistem? Një protestë që thërret Sali Berisha në burg. E dimë fare mirë që kemi një kontratë me qytetarët shqiptarë. Doli zonja dhe tha: “Jemi për paketën e integrimit”, ai u votua. Ju nuk e keni mendjen në mësim. Ne jemi këtu, do e vazhdojmë detyrën tonë. Orë për të humbur nuk kemi. Ju deri më tani, për ta ditur, ende nuk keni votuar asnjë ligj që lidhet me paketën e integrimit. Ndac vini votoni, ndac jo, kjo pak rëndësi ka.

Për katër projektligjet që keni sjellë, thatë që do sillnit kërkesë për procedurë. Të katër projektligjet tuaja do të rrëzohen dhe projekti në Zvërnec do të vazhdojë dhe Shqipëria do ecë para në BE.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi kthehet në skenë proteste, deputetët e PD këndojnë mes replikash politike

Teksa deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja po fliste...

BE vlerëson progresin e Shqipërisë në zbatimin e IPA dhe Planit të Rritjes

Bashkimi Evropian dhe qeveria e Shqipërisë mbajtën dy mbledhje...

Lëvizje e papritur ekonomike, Arabia Saudite ‘rihap dyert’ për produktet e Libanit

Arabia Saudite ka vendosur të lejojë sërish eksportet libaneze...

Sulme me tulla, zjarr dhe molotovë! Nuk ndalet dhuna në Irlandën e Veriut

Përplasjet dhe trazirat në Irlandën e Veriut vijuan edhe...