12.5 C
Tirana

Sudan, dorëhiqet kreu i Departamentit për marrëdhënie me jashtë shkaku i bisedimeve me Izraelin

Më datë:

Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të Këshillit të Sovran të Sudanit, Rashad Feraj al-Tayeb ka dhënë dorëheqjen duke reaguar ndaj takimit që kreu i Këshillit të Sovran të Sudanit, gjeneral Abdel-Fattah Al-Burhan zhvilloi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.(AA)

Tayeb nëpërmjet një deklarate me shkrim reagoi ndaj takimit Al-Burhan-Netanyahu i cili ka shkaktuar debate në vend.

“Mendoj se është e vështirë dhe e pamundur të vazhdoj detyrën time në një qeveri e cila përpiqet të bashkëpunojë dhe të normalizojë raportet me regjimin sionist i cili ka pushtuar Kudsin dhe masakron palestinezët. Njoftoj se nuk kam asnjë përgjegjësi për takimin Al-Burhan-Netanyahu dhe njoftoj dorëheqjen nga deyra ime”, ka deklaruar Tayeb duke shtuar se nuk do të jetë pjesë e një qeverie që përpiqet të bashkëpunojë me Izraelin sionist.

Takimi Burhan-Netanyahu shkaktoi debate

Gjenerali Al-Burhan më 3 janar u takua në Uganda me kryeministrin izraelit Netanyahu ndërsa në një deklaratë nga Zyra e kryeministrisë izraelite ishte njoftuar se takimi është zhvilluar me ftesë të presidentit të Ugandës, Yoweri Museveni.

Ndërkohë edhe Netanyahu ka reaguar nëpërmjet Twitterit: “Ne kemi arritur konsensus për fillimin e bashkëpunimit i cili do të normalizojë marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Izraeli kërkon të ri-rregullojë marrëdhëniet me vendet e Gjirit dhe të Afrikës të cilat i kanë ndërprerë si reagim kundër pushtimit të territoreve palestineze në vitin 1967.

Khartoum, kryeqyteti i Sudanit, njihet gjithashtu si “kryeqyteti i tre Jo-ve” për shkak të Samitit Arab, i cili u mbajt pas luftës arabo-izraelite në vitin 1967, samit ky i i cili rezultoi me deklaratën me përmbajtjen “Jo paqes me Izraelin, jo njohjes së Izraelit si shtet dhe jo bisedimeve me Izraelin”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...