Dosja Partizani/ Prokurori Arben Kraja: Pretendimet e Berishës, të pambështetura në ligj dhe në prova!

Më datë:

Në GJKKO seanca në themel ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, për dosjen “Partizani”.

Disa detaje në lidhje me zhvillimin e seancës, ku prokurori i SPAK-ut Arben Kraja ka kundërshtuar pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha për pavlefshmëri dhe papërdorshmërinë e akteve të dosjeve.

“SPAK ka kompetencë ushtrimin e ndjekjes penale. Nuk janë evidentuar elementë të korrupsionit nga zyrtarë të tjerë. Pretendimi se aktet janë kolegjale nuk mund të ngarkojnë me përgjgjegjësi personat e tjerë, pretendimet për pavlefshmëri të akteve janë të pambështetur në ligj dhe në prova. Regjistrimi i procedimit penal mund të bëhet në ditën e kallëzimit, ose deri në një afat 15 ditor, por kjo nuk do të thotë se duhet të presësh të mbarojë afati 15 ditor.”, tha Kraja në seancë.

Ndërkohë lidhur me kundërshtimet e të pandehurve lidhur me gjyqtaren Irena Gjoka, prokurori Kraja shprehet gjithashtu se janë të pambështetura në ligj dhe prova.

“Mbi pretendimet për gjendjen e gjyqtares (Irena Gjoka) në kushtet e pazgjedhshmërisë vlerësojmë se janë të pambështetur në ligj dhe prova. Gjyqtarja është e zgjedhur nga organet përkatëse dhe ushtron detyrën në zbatim të ligjit.  Mbi pretendimet për papërdorshmëri të disa akteve të ekspertimit, ekspertet janë punonjës të institucioneve shtetërore dhe nuk ka asnjë ndalesë ligjore, që të pengojë marrjen e tyre, vetëm për shkak se nuk janë në një listë të caktuar. Ekspertët nuk kanë asnjë interes në këtë procedim. Nuk ka pasur konflikt interesi mes tyre dhe të pandehurve, apo avokatëve të tyre.”, ka deklaruar Kraja.

Sjellim ndërmend se dosja për çëshjen “Partizani” kaloi për gjykim më 19 maj dhe kryetari i PD-së Sali Berisha, do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë. Ai sot nuk nuk është paraqitur në seancën ku po shqyrtohet kërkesa e të gjithë të pandehurve për pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...