Kremlini: SHBA-ja po bën gjithçka për të zgjatur luftën në Ukrainë

Më datë:

Rusia akuzoi sot SHBA-në për zgjatjen e “luftës në Ukrainë” duke rritur dërgesat e armëve në Kiev përpara hyrjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“SHBA-ja, së shpejti do t’i sigurojë Ukrainës mina tokësore kundër për të forcuar mbrojtjen e saj kundër forcave ruse”, tha një zyrtar amerikan dje në mbrëmje, duke iu referuar furnizimeve të fundit ushtarake – të njoftuara nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden – pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale.

“Nëse shikoni tendencat e administratës amerikane në largim, ato janë plotësisht të përkushtuara për të vazhduar luftën në Ukrainë dhe po bëjnë gjithçka që munden për ta bërë këtë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Uashingtoni ka kërkuar angazhime nga Ukraina për të përdorur minat në territorin e vet dhe vetëm në zonat që nuk janë të populluara, në mënyrë që të ulë rrezikun që ato paraqesin për civilët.

Trump ka kritikuar vazhdimisht mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën duke pretenduar se ai mund të sigurojë një armëpushim brenda disa orësh.

Biden ka autorizuar gjithashtu Ukrainën që të përdorë raketat ATACMS me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA-ja – për sulme në territorin rus.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

4 perimet “mrekullibërëse” të pranverës….

Pranvera nuk sjell vetëm një kushte më të mira...

Balenat, një specie e veçantë! Zemra që dëgjohet 3 km larg dhe misteret e saj

Balena Timmy ose Hope është tashmë drejt lirisë në...

Si ta përshpejtoni televizionin me një truk të thjeshtë nga telekomanda

Shumë përdorues të Smart TV po përballen me ngadalësim...

Hasude e pjekur – Ëmbëlsira magjepsëse plot shije

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...