Studimi: Covid do të bëhet sezonal si gripi, por jo menjëherë

Më datë:

SARS-CoV-2 do të bëhet një virus sezonal si gjithë koronavirusët e tjerë, por vetëm kur të arrihet imuniteti i tufës. 

Kjo u deklarua nga Hassan Zaraket i Universitetit Amerikan të Bejrutit në revistën ‘Frontiers in Public Health’, deklarim I bazuar në krahasimin midis të dhënave që lidhen me viruset e tjerë sezonal dhe njohurive më të fundit të disponueshme për SARS-CoV-2 . 

Ekspertët libanezë shpjegojnë se Covid-19 ka ende një indeks transmetimi tepër të lartë (i lidhur me faktin se deri më sot vetëm një pjesë e vogël e popullatës ka zhvilluar  antitrupa), dhe derisa ky indeks të bjerë, virusi do të vazhdojë të qarkullojë çdo vit me shumë efikasitet. 

“SARS-CoV-2 ka ardhur këtu për të qëndruar dhe do të vazhdojë të shkaktojë valë të reja gjatë gjithë vitit derisa të arrihet imuniteti i tufës”, shpjegoi Zaraket. 

Por imuniteti kolektiv i shpresuar nuk do të vijë shpejt dhe ne mund të duhet të durojmë valë të shumta të COVID-19.

Kjo do të thotë se ne do të duhet të mësojmë të jetojmë me të dhe të vazhdojmë të praktikojmë masat më të mira parandaluese, nga përdorimi i maskës, deri te distancimi fizik, nga higjiena e duarve deri te shmangia e grumbullimeve” – theksoi ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kryesia e PD-së mblidhet, Berisha kërkon vijimin e anëtarësimeve

Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e...

Nderime për Dëshmorët e Policisë në 5 Maj

Dita e Dëshmorëve mblodhi së bashku, në një ceremoni...

Sekuestrohen ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit

Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare,...

MEPJ dënon sulmet me raketa dhe dronë nga Irani kundër Emirateve të Bashkuara Arabe

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi sot...