8.5 C
Tirana

Studenti serb thotë se shqiptarët nuk janë armiq

Më datë:

Në një rrëfim për Deutsche Welle, studenti i gazetarisë nga Novi Sadi, Aleksandar Bugarin ka thënë se shqiptarët nuk janë armiqtë e serbëve. Ai është pjesë e projektit të mediumit gjerman #Generation99, i cili ka mbledhur studentë nga Kosova dhe Serbia.

“Shqiptarët nuk duhet të shihen si armiqtë tanë, por duhet të shihen si diçka që na lidhë me Evropën. Fakt është që shqiptarët janë ndër fqinjët tanë të parë. Në vend të luftës verbale që bëjnë udhëheqësit tanë dhe të tyre, më mirë do të ishte të gjejnë ndonjë gjuhë të përbashkët, ndonjë kompromis, të gjejnë ndonjë zgjidhje ku asnjëra palë të mos jetë humbëse. Ka ardhur koha që Beogradi dhe Prishtina të merren vesh. Një pjesë e njerëzve më të moshuar, pjesa më konservatore e të dy popujve, ende jeton në frymën e të kaluarës dhe nuk mund të pajtohet me atë që ka ndodhur. Ata përpiqen që këtë ndjenjë ta kalojnë edhe tek të rinjtë. Por jo – ky nuk është problemi ynë. Ne një ditë duhet të mësojmë fëmijët tanë që të mos urrejnë, që të mos ndajnë njerëzit në serbë dhe shqiptarë, por në njerëz dhe jo njerëz”, ka thënë në rrëfimin e tij Bugarin.

Në dhjetor të 2019-s, Bugarin ka vizituar Kosovën dhe ka pohuar se në Prishtinë është përballë me një befasi të këndshme.

“Kryeqyteti i Kosovës ka shpirtin e një qyteti evropian – kjo është defnitivisht e vërtetë. Ndërtimet moderne të kombinuara me ato që kanë mbetur nga koha e shtetit të përbashkët i japin qytetit një individualitet, një veçori do të thosha. Qyteti shkëlqen dhe tërësisht është i stolisur në frymën e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ndërsa në sheshin kryesor janë vendosur shtëpiza të vogla ku tradicionalisht pihet verë e vluar dhe hahen salsiçe shtëpie”, ka rrëfyer Bugarin.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai ka vizituar edhe Mitrovicën e Veriut dhe të Jugut

“Kam dëgjuar rrëfime, se është shumë e tmerrshme kur shkelë këtë urë, rrëfime se kur e shkelë atë të ngrihet gjaku në damarë. Por unë nuk kam pasur këtë ndjenjë. Urën e kam kaluar pa asnjë pezmatim, pa frikë. Nuk dua të zmadhoj veten, por them se njerëzit e teprojnë me rrëfimet për këtë urë”, thotë më tej Bugarin. Sipas tij, ka një tendencë të një pjesë të mediave për të manipuluar për gjendjen në Kosovë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Motorola po punon në një pajisje siç nuk e keni parë kurrë më parë

Motorola po punon shumë për një telefon siç nuk...

Kontakte me klubin anglez, Mourinho synon rikthimin në Premier League

Jose Mourinho mund të rikthehet të drejtojë në Premier...

Çmimet Grammy, Beyoncé kryeson listën e nominimeve

Beyoncé dhe Taylor Swift kanë hyrë në historinë nominimet...

Krem Karamel i Ftohtë në Tavë – Ëmbëlsi Fantastike për Gjithë Familjen

Krem Karameli është një ëmbëlsirë delikate, plot finesë dhe...